SHBA nuk përjashton sulmet ndaj Koresë së Veriut

24.04.2017 15:42:03
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Niki Haley nuk e ka përjashtuar mundësinë e sulmeve nga Amerika drejt Koresë së Veriut, nëse Pheniani vazhdon të testojë raketat bërthamore.

Ajo ka vlerësuar lartë rolin e Kinës, që është duke u përpjekur të vë nën presion Korenë për ndaljen e raketave, raporton AP.

“Ne nuk bëjmë asgjë nëse nuk kemi arsye, qoftë sulme mbi bazën ushtarake amerikane apo përdorimin e raketave”, ka thënë Haley.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhë nëse Koreja do të vazhdonte testimin e këtyre raketave, ajo u përgjigj se Trump do të vendoste për veprimet tjera.

“Presidenti atëherë hynë në skenë, dhe vendos se çfarë do të pasojë”, tha Haley.