SHBA-të i bëjnë thirrje Maqedonisë të formojë qeverinë pa vonesë (Foto)

28.02.2017 19:16:37

Ministria e Punëve të Jashtme e SHBA-ve, sot u ka bërë thirrje liderëve të Maqedonisë të formojnë qeverinë e re pa vonesa. Nga MPJ e SHBA-ve thonë se nga afër e ndjekin procesin e formimit të qeverisë së re.

“Së bashku me partnerët tanë nga NATO dhe BE, SHBA-të nga afër e ndjekin formimin e qeverisë në Maqedoni, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në vitin 2016. SHBA ju bën thirrje liderëve të Maqedonisë të formojnë qeverinë pa vonesa, në mënyrë që në pajtim me Kushtetutën dhe aspiratat e Maqedonisë të futet në BE dhe NATO. Formimi i qeverisë së re në pajtim me të drejtën e qeverisjes dhe reformat prioritare, do të ndohmojnë në përfundimin e krizës politike e cila ka pasoja të mëdha në zhvillimin ekonomik dhe demokratik në vend dhe intergimin e tij euro-atlantik. SHBA kërkon nga gjithë partitë politike që interesin e Maqedonisë dhe të qytetarëve ta vendosin para çdo gjëje tjetër, të punojnë së bashku dhe ta zbatojnë atë për të cilën u morën vesh në Marrëveshjen e Përzhinos”, thuhet në kumtesën e MPJ-së në SHBA.