Shefi i UNMIK-ut dënon gjuhën e përdorur nga Daut Haradinaj

10.04.2017 19:15:10
Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin i ka dënuar ashpër deklarata e Daut Haradinajt për luftë nëse Ramushi ekstradohet në serbi.

Ai ka thënë se këto deklarata përbjënë kërcënim për pakicat dhe janë të papranueshme.

“Deklarata e tilla nga një deputet i Kosovës duke përdorur gjuhën e urrejtjes dhe duke kërcënuar për spastrim etnik janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim serioz”, ka thënë Tanin.

Ndaj këtyre deklaratave ka reagur edhe ambasadori i SHBA-së në Kosove, Delawie dhe zyra e BE-së në Kosovë.