Shehu: z. Dasareti ju çmoj për problemin madhor të kombit që trajtoni!

05.07.2018 22:20:18

Ndaj shkrimit “Projekti për shpërbërjen e kombit shqiptar vazhdon!”, të autorit Aurel Dasareti, të publikuar sot në portalin fokusi.org, kanë ardhë reagime vlerësuese, siç është edhe ky i sjellë më poshtë.

Në shkrimin e lartpërmendur, por edhe në shkrime të tjera, autori Aurel Dasareti ka trajtuar çështje të rëndësishme kombëtare, në mënyrë shumë profesionale, jokonformiste dhe në mënyrë shetrruese.

Z. Vedat Shehu  nga Tetova, i është drejtuar z. Dasareti me një tip letre, në të cilën ka shprehur vlerësimin e tij për z. Dasareti dhe ka shprehur shqetësimet e tij në frymën e shkrimeve të tij e që kanë të bëjnë me dëmet e pësuar në epokën diktatoriale, si dhe ka shprehur bindjen se kjo gjendje mund të kapërcehet me durimin shekullor, siç e quan z. Shehu, duke pasur kohezion besën, edukimin, dijen, progresin kombëtar.

Më poshtë është letra e z. Shehu drejtuar z. Dasareti:

Zoti Aurel,

Ju çmoj per problemin madhor te Kombit qe e trajtoni me vertetesi dhe ndjenje, problemin e kohezionit te dobesuar ne epoken bashkekohore post-diktatoriale Marx-Len-Staliniste dhe Enver-antikomuniste-antikapitaliste-antifetare. 
Te gjithe e ndjejne demin e epokes diktatoriale, dhe te gjithe e shohin dhe e vleresojne si antidinjitet kombetar, antishtet demokratik epoken kapitaliste me pronare te shpronsuar, klerike te montuar, dhe te ashtuquajturit komuniste te konvertuar ne poltikane te pasuruar, me politike. 
Gjendja eshte e pamundshme per tu rregulluar me qendrime mohuse te grupimeve fetare, politike dhe drejtimeve ekonomike. Kjo gjendje do te kapercehet me durimin shekullor te Shqiptarit duke patur kohezion Besen, me vete edukimin drejt punes, dijes dhe progresit kombetar pa dallime te grupimeve politiko-klerikale. Besa e Shqiptarit eshte Perendia e Shqiptarit qe qenndron permbi çdo tempull dhe ide percharese historike.
Pershendetje Zt Aurel,
Me konsiderate
Vedat Shehu