Sherr masiv, rojet e Erdogan rrahin protestuesit kurdë në mes të Uashingtonit (Video)

17.05.2017 11:40:06

Një incident ka ndodhur përpara ambasadës së Turqisë në Uashington në ditën e vizitës së Presidentit Erdogan në SHBA.

‘The Guardian’ raporton se 9 persona u plagosën dhe dy të tjerë u arrestuan gjatë një sherri masiv përpara ambasadës turke, mes truprojave Erdogan dhe protestuesve kundër tij.

Sherri nisi kur protestuesit që mbanin flamuj të partisë kurde u sulmuan nga rojet Presidentit. Në momentin që po ndodhte sherri, brenda ambasadës turke në Uashington ndodhej Presidenti Erdogan.

Në video duken qartë momentet kur rojet e Presidentit të Turqisë rrahin ashpër protestuesit kurdë, ndërkohë që policia amerikane përpiqet të qetësojë situatën. Dy persona u arrestuan, njëri prej të cilëve i akuzuar për sulm ndaj një oficeri policie.