Shiu ndërpret ndeshjen Kroaci-Kosovë

03.09.2017 11:06:09

Shiu i dendur e ka bërë të pamundur vazhdimin e ndeshjes mes Kroacisë dhe Kosovës më “Maksimir” të Zagrebit.

Pavarësisht kushteve jo të favorshme, ndeshja u luajt deri në minutën e 23, ndërsa shtimi i reshjeve të shit bëri që arbitri ta ndërpriste përkohësisht atë, ndërsa më pas u mor edhe vendimi përfundimtar që takimi të luhet në një tjetër datë.

Deri në minutën e 23 ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit ishte e barabartë 0-0.