Shkëlqimin e arit të fituar nga Majlinda Kelmendi nuk e zbeh asnjë sharlatan halucinant

08.08.2016 16:51:20

Nga Rexhep Kastrati

une

Suksesi i Majlinda Kelmendit nuk e paska bërë krenar Kastriot Myftarajn, jo thejsht se ka braktisur “përfaqësimin e Shqipërisë, vendin e origjinës së të parëve të saj”, por ngaqë “e fitoi medaljen e artë në emër të flamurit me gjashtë yje të Kosovës, që përfaqësojnë secili një prej etnive të Kosovës”. Edhe pse shumë patetike, për të mosn thënë edhe emocionale, megjithatë, kjo nqë thotë ai, nuk ka të bëjë fare me realitetin, pasi që Majlinda Kelmendi nuk ka braktisur “përfaqësimin e Shqipërisë” në kuptimin e shtetit kombëtar të shqiptarëve, por ka vendosur të përfaqësojë shtetin në të cilën është lindur dhe është rritur dhe që në kuptimin socio-historik, etnik dhe gjeografik është vazhdimësi dhe pjesë e tërësisë territoriale dhe kombëtare të shqiptarëve. Nëse Kastrioti nuk e kupton kështu Kosovën dhe territoret tjera shqiptare jashtë shtetit të tanishëm shqiptar, atëherë mund të konsiderohet se është mbështetës i të ashtuquajturit komb kosovar, edhe pse ai në fakt për ta flet në kontekst negativ. Shteti i Kosovës, është një realitet që ka lindur jo si e drejtë e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendose, por si rezultat i rregullimit juridiko-kushtetues që ka pasur RSFJ-ja, dhe në bazë të faktit se ky shtet në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar u shpërbe. Pra, Kosova ka dal si shtet si ish-njësi e federatës jugosllave, ashtu siç kanë dalë edhe pese shtete të tjera: Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia e Mali i Zi. Dhe ky është realiteti politik, juridiko-kushtetues dhe ndërkombëtar. Shqiptarët e Kosovës kanë qenë të detyruar t’u përmbahen të njëjtave rregulla sikurse edhe shtetet tjera që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, duke e kosnderuar këtë si zgjidhje optimale. Si shtet, Kosova ka edhe simbolet e saja shtetërore, të cilat dikush po mundohet t’i imponojë edhe si simbole kombëtare. Dhe këto simbole janë të obligueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare. Të gjitha grupet etnike që e kanë pranuar shtetin e Kosovës brenda e jashtë saj përfaqësohen me simbolet e shtetit të Kosovës, me përjashtim të serbëve, të cilët nuk e kanë pranuar Kosovën shtet dhe nuk e
image-154përfaqësojnë atë as në gara sportive. Në këtë kuptim, absolutisht është rrenë, është vetëm një formulim koti, formulimi “nëse dje medaljen e artë olimpike do ta kishte fituar cilido prej përfaqësuesve të etnive të tjera të Kosovës, ai do të kishte ekspozuar edhe flamurin kombëtar përkatës përveç flamurit shtetëror të Kosovës.”, sepse së pari nuk do ta lejonte asnjëra nga federatat e sporteve të Kosovës, as shteti i Kosovës, as Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si organizator i këtyre lojrave. Në lojëra të tilla, përfaqësimi bëhet në nivel federatash të shteteve, e jo në nivel të përkatësive etnike të sportistëve. Sa për të ilustruar këtë, duhet të kujtojmë se edhe në lojrat aktuale olimpike, federatat ruse të sporteve i përfaqësojnë edhe sportistë që kanë përkatësi etnike joruse, por të tillët garojnë, fitojnë apo humbin nën flamurin rus. Kjo vlen edhe për federata të shteteve të tjera. Në lojrat olimpike në Rio, Majlinda zyrtarisht ka përfaqësuar shtetin, kurse jozyrtarisht ka përfaqësuar kombin dhe fitores së saj do të duhej t’i gëzoheshin të gjithë, madje edhe Katstrioti. Por, Kastrioti në vend se të gëzohej, ai ka rënë në siklet dhe nuk lë gjë pa thënë, pa njollosur dhe pa denigruar. Unë nuk dua të spekuloj si ai, e të them se këtë e bën nga pozicione konspirative, siç bën ai, por edhe nuk e mohoj një gjë të tillë, sepse të provosh të zbehësh, ta njollosësh dhe ta denigrosh një sukses kaq të madh të një sportiste të përmasave botërore nuk mjafton veç të thuash se është e turpshme. Kastriotit duhet t’ia kujtoj, por edhe të tjerëve, se shqiptarët krenohen me katër papët me origjinë shqiptare, edhe pse asnjëri mund të mos ketë lindur në territoret shqiptare, ne krenohemi edhe me Nikollë Leonik Tomeun, Gjin Gazullin, Niketë Dardanin, Jan Kukuzelin, që nuk kanë lindur fare në territore shqiptare. Ne krenohemi me arbëreshët e Italisë dhe të Zarës, edhe pse ka shekuj që nuk jetojnë në territore shqiptare. Dhe krenohemi për sukseset e arritura dhe për faktin se janë nga trungu dhe gjaku ynë. Vallë pse të mos i gëzohemi suksesit të Majlinda Kelmendit, e cila fitoi si sportiste, si shtetase e Kosovës dhe si shqiptare? Në fakt, a mos fshihet frika se suksesi i Majlinda Kelmendit mund të eklipsojë sportisët e federatave të sporteve të shtetit aktual shqiptar? A mos është kompleksi i inferioritetit kundrejt sportistëve shqiptarë të Kosovës? Dhe kjo është për keqardhje, pasi që këto komplekse nuk i kanë krijuar shqiptarët e Kosovës, por vegjetimi sportiv me dekada i sporteve në shtetin shqiptar gjatë viteve të regjimit enverist, si dhe i përdorimit të sporteve si biznese, apo edhe si mbuloja për biznese të dyshimta. Dhe janë këto arsye që kanë bërë shumë sportistë shtetas të shtetit shqiptar “të braktisin përfaqësimin e Shqipërisë” dhe të përfaqësojnë shtete të tjera, madje duke ndryshuar edhe përkatësi etnike. Komercializimi negativ i sporteve po i kushton sporteve në shtetin shqiptar, sidomos sporteve ekipore, sepse në vend se të stimulojë garën sportive dhe të rrisë kapacitetet sportive, po i destimulon dhe po i dekurajon. Ekipet sportive në shtetin shqiptar nuk e kanë parë kurrë pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare si shprehje e sportivitetit, por si shprehje të kalkulimeve materiale. Për shembull, kanë dalë raste kur ndeshjet janë shitur vetëm për shkak të përfitimeve materiale, duke e thyer kështu shpirtin e garës dhe ndjenjën e krenarisë njerëzore dhe kombëtare. Sportistët shqiptarë të Kosovës, ndërkaq, kanë bërë gara edhe në ara e livadhe, pra nhë kushte absoltuisht të përshtatshme, por nuk janë dorëzuar derisa bota i ka parë dhe i ka ftuar në mesin e saj. Dhe ky ka qenë shpirti i garës, ka qenë kurajoja për të rezistuar kundër shtypjes dhe kundër izolimit që kishte imponuar Serbia. Dhe së këndejmi secili sportist shqiptar i Kosovës, çdo përfaqësim e ka marrë edhe si përfaqësim të kombit, pavarësisht se nën cilin flamur ka marrë pjesë në gara. Dhe kjo vlen edhe për Majlinda Kelmendin, e cila edhe kur institucionet përkatëse të Kosovës nuk kishin kujdesin e duhur për të dhe për sukseset e saj, ajo megjithatë nuk pranonte të përfaqësonte shtete të ndryshme, edhe pse i kianë ofruar shumë, tepër shumë qoftë kushte për aktivitet sportiv, qoftë edhe paga e shpërblime të ndryshme. Majlinda, ka qarë nga gëzimi, jo thjesht se kishte arritur sukses personal, por për faktin se ishte e vetëdijshme se kishte gëzuar një komb të tërë qoftë në hapësirën shqiptare në Ballkan, qoftë nëpër botë si pjesë e mërguar e kombit. Dhe në këtë kuptim, Kastrioti dhe gjithë të tjerët si ai, duhet të heqin nga mendja çdo teori konspirative, çdo teori që ndan shqiptarët në “ne” dhe “ata” dhe t’u gëzohet sukseseve të sportistëve shqiptarë pavarësisht se nën cilin flamur garojnë. Ne jemi një komb, dhe nuk bëhemi dot dy, tre apo katër, sepse, sipas teorisë së Nexhit, apo indirekt edhe të Kastriotit, shqiptarët në Maqedoni do të duhej të quheshin maqedonë, shqiptarët në Mal të Zi – malazias, shqiptarët në Kosovë Lindore – serbë, kurse shqiptarët në Greqi – grekër. Me teori konspirative, me halucinacione politike dhe me marrëzira të tjera nuk mund të arrihet gjë tjetër pos që ndriçohen komplekset perosnale dhe pse jo edhe çrregullimet e ndryshme sociopatike. Dhe në këtë drejtim nuk u ndihmon gjë as keqinterpretimi i kushtetutës së Kosovës, e cila është e tillë për shkak të rregullave që bashkësia ndërkombëtare ka vendosur për të gjitha shtetet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, e që quhen parimet Badinterit, sepse ajo, rregullon të drejtat njerëzore dhe etnike të qytetarëve të saj, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me përfaqësimin në gara apo në institucione të ndryshme. Në fakt, përmendja e kushtetutës së Kosovës, e nxjerr edhe më të marrë Kastriotin dhe sojin  etij, sepse kujton “kushtetutat” e organizatave të ndryshme sportive, por edhe në përgjithësi të organizatave të ndryshme. Në këtë mënyrë sjellë në vemendje faktin se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka Statutin e tij që përcakton mënyrën e funksionimit të tij, organizimin e garave dhe të drejtat dhe detyrimet e federatave të ndryshme sportive, si pjesë të komiteteve olimpike të shteteve të ndryshme. Dhe kushdo që do të bëhet, ose është bërë anëtar i këtij Komiteti, duhet t’u përmbahet këtyre përcaktimeve statutore, e jo teoretizimeve halucinante të sharlatanëve të ndryshëm që shpikin lloj-lloj teorie, edhe ndër më të marrat. Dhe nga këto përcaktime dhe rregulla nuk bën përjashtim as Kosova, e as sportistës shqiptarë të Kosovës. Ky është realiteti, të cilin as nuk e kanë krijuar, dhe as nuk mund ta ndryshojnë sportistët, por mund të bëhet me kohë, si një proces dhe në bashkërendim me partnerët ndrëkombëtar, ashtu edhe siç ka thënë presidenti Rugova:

“Është shumë normale dhe e natyrshmë që Shqiptaret, si të gjithë popujt e tjere, të jenë të bashkuar, të jetojne në një shtet, në një bashkësi POLITIKE , Sidomos është normale për ne Shqiptaret që jemi të ndare në dysh, kur  gjysma e popullsise është këndej e gjysma andej, kam thënë edhe më heret, ky është një proces për të cilin duhet të punojmë.

A do të realizohet shpejt apo ngadale, do të jemi gjallë, Shqiptaret si çellim e kanë pasur dhe do ta kenë bashkimin, sa do që në kohen e dominimit Komunist u ç’rregullua kjo ide, ndersa tash e tutje ajo do të jetë si ide udheheqese e Shqiptareve, Por në ketë planë duhet të punohet më mençuri.

Bashkimi më force, më dhune, veshtire tolerohet sot nga Europa, Por tash për tash, të mëndojme dhe ta bejmë integrimin në kuader te Europes. Një here për një here, duhet te njihemi, te shihemi, e pastaj ti realizojmë kerkesat tona, edhe pse na eëhtë thënë se në të dy anet e kufirit, kemi edhe pikepamje te kunderta ideologjike.

Por, këto ishin vetem shpifje e gënjeshtra qe iu doli boja, sepse nuk është e mundur që një popull të kete dy ideologji, më një fjale Shqiptaret duhet të bëjne përpjekje që të ndihen të lire ne te gjitha hapesirat Shqiptare, duhet të punojne vazhdimisht per zgjidhjen e tyre Kombëtare.

Kjo do të jetë e realizueshme, por duhet të jemi modest, të punojmë vazhdimisht, hap pas hapi ti realizojme çellimet tone, të bëhet bashkimi konkret, e jo më fraza të thata.”