Shkencëtarët kinezë klonojnë qenin që kishte zgjidhur 12 raste të vrasjeve

06.04.2019 10:19:52

Shkencëtarët kinezë kryen një veprim të papritur duke klonuar një qen të përfshirë në zgjidhjen e 12 rasteve të vrasjeve, duke shpresuar se ai do të vazhdonte shërbimin e tij të suksesshëm në forcën policore, shkruan AP. 


Qeni Huahuangma ka qenë i përfshirë në hetimin e më shumë se 20 rasteve penale dhe autoritetet shpresojnë se kloni  do të ketë gjithashtu një gjen të shkëlqyer që do të kalojë nga brezi në brez. Klonimi u bë nga kompania “Sinodzin”.

Megjithëse ky është një rast shumë i pazakontë klonimi, kjo nuk është hera e parë që qentë policorë që kanë qenë në shërbim janë klonuar me rezultate të jashtëzakonshme. Gjegjësisht, në vitin 2007 në Korenë e Jugut, qeni i parë u klonua dhe që nga viti 2011 njësitë ushtarake të elitës përdorin labradorin e klonuar për sigurimin e Aeroportit Incheon Seul.

Kompania zhvilloi projektin e klonimit në bashkëpunim me Universitetin e Bujqësisë, Junan dhe Ministrinë e Sigurisë Publike./Reporteri.net