Shkencëtarët zbulojnë kontinentin e humbur në Oqeanin Indian

04.02.2017 12:54:46

Shkencëtarët kanë gjetur gjurma të ekzistencës së mrekullueshmit ”kontinent të humbur” nën Mauritius në Oqeanin Indian.

Kontinenti të cilët gjeologët e quajnë ”Mauritius” përfshin Madagaskarin e sotëm dhe Indinë, ndërkaq pjesa e tjetër është ndarë para 84 milion viteve.

”Ne studiojmë procesin e ndarjes së kontinenteve dhe mundohemi të kuptojmë historinë gjeologjike të planetit tonë,” thotë prijësi i studiuesve nga Universiteti Witwatersrand të Afrikës Jugore, Luis Asval.

Kontinenti ka qenë pjesë e superkontinentit të quajtur Gondwana, e cila ndau Antarktikën, Afrikën, Australinë dhe Amerikën Jugore.

Duke e studiuar mineralin e zirkonit në këtë fushë, Asval dhe kolegët e tij gjetën mbetje të cilat janë më të vjetra se Mauritius.

Mauritius është një yll disa milionë vite i vjetër, ndërkohë që janë gjetur disa kristale 3 bilion vite të vjetra.

”Fakti se kanë gjetur zirkone të vjetra është e qartë se në Mauritius ka materiale shumë të vjetra të cilat i takojnë një kontinenti tjetër antik,” thotë Asval.

Studimi është publikuar fillimisht në Journal Nature Communications.