O’Connell mirëpret marrëveshjen për murin

04.02.2017 12:49:30

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut për çështjen e murit.

Ai në një postim në facebook ka shkruara se zgjidhja e problemeve me dialog dhe komunikim është e vlefshme.

“Mirëpres marrëveshjen e mbrëmshme të arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore për çështjen e murit. Zgjedhja e problemeve me dialog dhe komunikim është gjithmonë e vlefshme”, ka shkruar ambasadori britanik.

Mbrëmë është arritur marrëveshja për rrënimit e murit pas një takimi që ka përfunduar pas mesnatës mes zyrtarëve  të Qeverisë së Kosovës dhe me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq me ndërmjetësimin e BE-së.