Shkodrani i drejtohet Edi Ramës: Pse djerësitesh e kruhesh kur flet Sala në Parlament

17.03.2017 19:23:28

Një moment i siketshëm është regjistruar gjatë shfaqjes së radhës së Kryeministrit Edi Rama në Shkodër ndërsa ndante lejet e legalizimit.

Një qytetar nga Postriba i ka bërë një pyetje mjaft konkrete Ramës ndërsa ky insistonte që ti bënte një qokë para të gjithëve në mikrofon.

Diagolu i plotë

Qytetari nga Postriba, i thotë nën zë: “Je burrë i mirë.”

Rama insiston t’ja marrë fjalët në mikrofon: “Na thuaj noj fjalë më shumë”

Qytetari:Ta thashë”, i thote burri ne siklet

Rama: “Po thuajë ne mikrofon”- i thotë Kryeministri duke ia zgjatur.

Qytetari: “Je burrë i mirë” – persëriti prape nën zë, po këtë herë me mikrofonin hapur.

Rama:  Kaq do thuash – insiston Kryeministri pa ia bërë syri tërr për publikun qe e sheh live duke i bërë presion një njeriu të pambrojtur. 

Qytetari: “Kur flet Sala ne Parlament, pse djersitesh”

Rama: “Unë djersitem?” – pyet Rama i tronditur nga guximi i tjetrit.

Qyteari: “Ti, djersitesh, krruan kokën” – me kaq iku burri i thinjur që gjeti guximin të flasë jashtë protokollit. 


Kryeministri vijoji të qeshte pa ditur si të reagonte, pastaj i thotë: “Se jam burre i mire”

Gazetari Enton Abilekaj, ka komentuar këtë moment ndërsa shkruan se profiling e tij në FB:

“Kryeministri duke bërë fushatë elektorale gjatë shperndarjes se dokumentave të legalizimit në Shkodër. Pasi shan PD dhe kryetaren e Bashkisë së qytetit dhe pastaj bën sikur nuk ka shkuar për fushatë elektorale aty, shfrytëzon autoritetin e Kryeministrit që t’ i detyroje përfituesit e shkretë të falenderojnë partinë. Ja ku vjen nje burre pak i thinjur qe nuk pranon te flase me mikrofon. I thote nën zë: Je burre i mirë. Kryeministri insiston t’ ja marrë fjalet në mikrofon. 

-Kur flet Sala në Parlament, pse djersitesh – pyet burri qe nuk mundi të duronte më.

– Une djersitem? – pyet Rama i tronditur nga guximi i tjetrit.

– Ti, djersitesh, krruan kokën – me kaq iku burri i thinjur që gjeti guximin të flase jashtë protokollit. 

Kryeministri qeshte pa ditur si të reagonte. Pastaj i thotë: Se jam burre i mirë.

Ndodhi ne transmetim live, e panë të gjithë Kryeministrin duke shkelur ligjin me perdorimin e makinave dhe karburantit te Shtetit, duke përdorur dokumentat shtetërore, duke përdorur ministrin e Jashtëm, Drejtorin e Aluiznit dhe autoritetin që atij dhe të emeruarve te tij u jep zyra shtetore për të intimiduar qytetarët dhe për të bërë fushatë.

Dikush doli hapur, të tjerët heshtën.

Dhe pastaj kërkojnë Qeveri Teknike…”.