Shqipëri/ Shkrimtari i njohur, Gazmend Kapllan: Ka ardhur koha për një protestë kundër drejtuesve të opozitës

14.05.2019 11:52:23

Shkrimtari i njohur Gazmend Kapllani, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Ai thotë se ndoshta ka ardhur koha për një protestë të pazakontë në botë, që të japë dorëheqjen opozita.

“E kuptoj qe politika eshte e ngaterruar shume ne Shqiperi, se eshte me lehte te fitosh “llotarine amerikane” se sa te zgjedhesh mes te mires dhe te keqes.

Por kur arrin ne nje pike ku opoziten nuk e kupton asnje vend ne bote – pervec Beogradit, Moskes dhe ndoshta Korese se Veriut si edhe 23-25 gazetareve shqiptare qe urrejne Edi Ramen me shume se sa tetanozin – atehere ka ardhur koha qe te organizohet nje proteste paqesore me nje kerkese te papare ne historine politike te botes: te jape doreheqjen opozita.

Opozita shqiptare i ka shpallur lufte jo qeverise tashme, por botes. Nuk e kupton askush, nuk e perkrah askush, nuk e meshiron askush.

Ndoshta ka te drejte (ose pjeserisht te drejte) ne ato qe thote dhe kerkon por menyra se si e kerkon te drejten e saj, apo ata qe e udheheqin opoziten e kane humbur betejen pa e nisur ende.

Opozita duket tani si ai i mbyturi te cilin e ke frike se te mbyt…”, shprehet shkrimtari i njohur