Shkup dhe Tetovë, gjendje e krizës për 15 ditë

07.08.2016 14:28:57

Komiteti Drejtues për Menaxhimin e Krizave të cilët u takuan sot në mëngjes me Qendrën për menaxhim me kriza, do t’i propozojë Qeverisë të shpall gjendjen e krizës për 15 ditë në rajonin e Shkupit dhe Tetovës, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov.

Në takim ranë dakord që të formohet kosmioon për të vlerësuar dëmin nga përmbytjet.

Ekipet që ishin 15 orë në terren kanë shpëtuar 1.000 njerëz dhe ende heqin dëmet nga stuhia e fortë, ndërsa nga ora 6 e mëmgjesit me helikopter po kërkohet përr ndonjë viktimë tjetër të mundshme.

Deri tani nga qendra për menaxhim të krizave janë konfirmuar të paktën 20 viktima nga rajoni i Shkupit.