Reagimi i Pentagonit rreth ndërtimit të super ushtarëve bionik nga Rusia

07.08.2016 14:12:08

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik, Pentagoni ka pretenduar se Rusia po përpiqet të krijojë njerëz super të avancuar dhe duke përdorur operacionet në tru mundohet të krijojë super njerëz bionik.

Pentagoni ka pretenduar se në bazë të organizatës për projektet hulumtuese në sferën mbrojtëse DARPA, kryerja e testimeve dhe prodhimi i organeve bionike është e ndaluar, shkruan parstoday.

Të tilla përpjekje janë bërë edhe nga ushtria e Anglisë të cilat nuk kanë lidhje me Rusinë. organet apo gjymtyrët bionikë, quhen ato organe të cilët janë prodhuar në mënyrë artificiale të cilat njeriut i japin fuqi të jashtëzakonshme.

Sipas këtij artikulli shumica e vendeve mundohen të prodhojnë luftëtarë shumë të fuqishëm dhe po mundohen të prodhojnë armë të bazuar tek robotët, lazeri apo ekzoskelet, me qëllim që të krijojnë dhe prodhojnë njerëzit e hekurt.

Mirëpo pentagoni ka pretenduar se Rusia në vend që të prodhojë të tillë robotë po mundohet të prodhojë njerëz me mutacione që quhen X-Men me qëllim krijimin e njerëzve më vdekjeprurës në botë