Shpend Ahmeti ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës

13.05.2018 17:31:06

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nesër fillohet me rregullimin e kanalizimit fekal në rrugën “Meto Bajraktari”.

Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka treguar se kjo rrugë do të mbyllet për automjete që nga ora 07:00 në mëngjes.

Ky është postimi i plotë:

Nesër fillojmë me rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Meto Bajraktari”, përballë objektit të Komunës së Prishtinës.

Për këtë arsye, nga ora 07:00 në mëngjes, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptim, dhe i ftojmë që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve.