Shpërthim i fuqishëm në Pakistan, 34 të lënduar

07.08.2017 22:20:34

Të paktën 34 vetë janë lënduar si rezultat i shpërthimit të një bombe sot në qytetin pakistanez Lahor, njoftuan autoritetet vendore.

Bomba ishte vendosur në një kamion të parkuar me pemë dhe nga fuqia e shpërthimit është rrëzuar kulmi i një shkolle në afërsi, transmeton AFP.

Sulmet në qytetin kryesor të provincës Panjab janë bërë të shpeshta viteve të fundit, por grupet militante islamike ende  janë aktive dhe kryejnë kohe pas kohe sulme, transmeton Reuters.