Shpërthim në Bangladesh, dhjetë të vdekur

04.07.2017 18:21:00

Një shpërthim që ka ndodhur sot në afërsi të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka, ka shkaktuar vdekjen e dhjetë personave dhe shumë të tjerë janë plagosur, njoftuan autoritetet vendore.

Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë të kompanisë Multifabs. Autoritetet njoftuan se shkak i shpërthimit ishte një bojler, transmeton Reuters.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme materiale në afërsi të ndërtesës tri kate të kompanisë, e cila ka nisur operimin në vitin 1992 dhe ka pasur 70 milionë dollarë eksporte vitin e kaluar.

Blerësit më të mëdhenj të Multifabs janë zinxhiri i modës Lindex, i cili është pjesë e kompanisë finlandeze Stockmann,  zinxhiri gjerman i super-marketit Aldi dhe Rexholm nga Danimarka, thanë zyrtarët.