Shpërthim në Pakistan, 30 persona të vdekur

08.08.2016 09:41:59

Një bombë ka shpërthyer në një spital në qytetin e Quettas, në jug-perëndim të Pakistanit, duke lënë të vrarë të paktën 30 persona.

Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim, i cili ka ndodhur në hyrje të departamentit të emergjencës, ku ishte duke u sjellë trupi i një avokati të vrarë.

Në mesin e viktimave, ka avokatë dhe gazetarë, të cilët po e shoqëronin trupin e avokatit të vrarë, Bilal Anwar Kasi.

Shpërthimi është pasuar me armë zjarri, por akoma nuk dihet se kush janë sulmuesit.

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif ka dënuar këtë sulm, duke thënë se nuk do të lejojë askënd që prishë paqen në krahinë.