Shqipëri/ Basha pajtohet me Kim/ “Çdo ndryshim Kushtetues për Reformën në Drejtësi është i paligjshëm”

21.05.2020 19:37:18

Ambasadorja Yuri Kim tha sot se ka dëgjuar për një marrëveshje të mundshme për të ndërhyrë në reformën në Drejtësi. SHBA e dënoi këtë tentativë që me gjasë i referohej porpozimit të Ilir Metës për të ndërtuar një Këshill Politik për Drejtësinë mes mazhorancës dhe opozitës.

Por në një reagim në Twitter, Lulzim Basha shkrua:  “Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që përdorin fuqinë e tyre për të përdredhur dhe minuar reformën dhe për të kontrolluar dhe kapur politikisht sistemin e drejtësisë” .

Propozimin e Metës për ndërhyrjet me konsensus në drejtësi e zbardhi Fatmir Mediu, sot për Mediat. Para Bashës, kryeministri Rama u shpreh se bie dakord me reagimin amerikan duke shtuar se “Ferri është bosh pasi djajtë janë mes nesh”.