Shqipëri/ Harrohen kritikat. Ruli përqafon Bashën, Berisha qesh me Metën e Ruçin

19.07.2018 13:30:19

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa takon me ngrohtësi ish-ministrin e qeverisë së tij Genc Ruli, në një kohë që ky i fundit e ka kritikuar për mos hapjen e PD në vite.

E teksa Berishën e përshëndeti thjesht, me Bashën pati një përqafim shumë miqësor, pavarësisht se në studiot televizive Ruli e akuzon se ka uzurpuar PD-në.

E kundërta ndodhi me Jozefina Topallin, e cila u pa më gjatë mes të majtëve se të djathtëve.

Ndërkohë Basha është takuar dhe me Besnik Mustafajn, i cili i ka lëshuar kritika të forta publike për organizimin e partisë.

Gjithashtu ceremonia bëri bashkë tre “ujqërit e vjetër” të politikës, Berishën, Metën dhe Ruçin, të cilët u panë duke biseduar dhe qeshur.