Shqipëri/ Kryeministri Rama publikon oraret e reja të daljes, për fundjavën

30.04.2020 14:23:30

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, njoftoi oraret e reja për lejet e daljes, për datat 2-3 Maj. Sipas Ramës, kjo fundjavë do jetë më e lirshme për prindërit me fëmijë dhe pensionistët.

Gjithashtu, për herë të parë të shtunën do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30 të gjitha farmacitë dhe bizneset ushqimore.

Rama tha se lëvizja e automjeteve private do të jetë e ndaluar për të shtunën dhe të dielën, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të kenë distancim social mes tyre.

Më poshtë njoftimi i kryeministrit: