Shqipëri: Lulzim Basha i hap rrugën rikthimit të Topallit në Këshillin Kombëtar të PD

20.04.2018 23:56:29
24 VJETORI I PD - Deputetja e PD Jozefina Topalli dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate ceremonise festive te 23 vjetorit te krijimit te Partise Demokratike, PD, ne hotel Sheraton./r/n/r/n24 ANNIVERSARY OF THE DEMOCRATIC PARTY - Leader of the Democratic Party, Lulzim Basha and Lawmaker Jozefina Topalli, during the ceremony festive for 24 anniversary of the founding of the Democratic Party, at Sheraton Hotel.

sh-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli i është hapur zyrtarisht rruga pëe rikthimin në Partinë Demokratike. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD falë miratimit të ndryshimeve në statut.

Kështu, është miratuar propozimi që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë edhe ish-kryetarët e Kuvendit krahas ish-presidenteve, ish-kryeministrave dhe ish-kryetarëve të PD.

Ky propozim ishte paraqitur nga anëtarët Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, por çuditërisht ka marrë edhe aprovimin e Lulzim Bashës, pavarësisht se Topalli është një nga zërat kritikë në parti.

Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill.