Shqipëri/ Mbrëmë, Vrau ish-gruan dhe kunatin, 5 mln lekë shpërblim për vendndodhjen e Fatmir Kolecaj

26.02.2020 09:32:13

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku u vranë vëlla e motër në Rrëshen.

Vladison Filopati dhe Esmeralda Filopati (33 vjeç) u vranë mbrëmjen e djeshme në derë të shtëpisë së tyre në Kodër Rrëshen.

Ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci i cili mësohet se sapo ishte kthyer në Shqipëri, dyshohet si autori i ngjarjes makabre.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

“Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt”, njofton policia.