Shqipëri: Mungesa e pagave, naftëtarët bllokojnë hyrjen e Prefekturës në Fier

27.12.2017 09:58:01

Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit nuk e kanë ndalur as sot protestën e tyre, duke ripërsëritur kërkesën për pagat e prapambetura dhe sigurimet.

Prefektura e Fierit ka qenë ndalesa e tyre e radhës, ku kanë bllokuar edhe rrugën hyrëse të këtij institucioni.

“1200 punëtorë kanë mbetur në mes të rrugës. Kërkojmë lekët tona, nafta shkon në tregjet evropiane dhe ne mbetemi pa bukë”, shprehen të irrituar protestuesit.

Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe një përplasje verbale mes naftëtarëve dhe kreut të sindikatës së tyre, Kamber Iliazi.