Shqipëri/ Përparim Spahiu: Kryeministri e konfirmoi, përfundimisht s’ka status për minatorin

13.02.2019 20:36:54

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thotë se statusi i minatorit që pritet të miratohet nga qeveria aktuale do të përfundojë si statusi i naftëtarit, i cili në thelb nuk zgjidh asnjë nga problemet e kërkuara. Këtë deklaratë Spahiu e ka bërë në faqen e tij të Facebook-ut.

“Përfundimisht KM-ja thotë që nuk ka Status Minatori. Edhe nëse diçka do të miratohet do të ndodhi e njëjta gjë siç ndodhi me Statusin e Naftëtarit, një status që nuk zgjidh asgjë nga problemet e kërkuara.

‘Është në diskutim me grupet e interesit dhe do të shkojë së shpejti në parlament, dhe do të bëjmë aq sa kemi mundësi. Të gjithë kanë të drejtë për atë që kërkojnë, por ama këto janë mundësitë’, u përgjigj Kryeministri!’”, shkruan Spahiu.