Shqipëri/ Petrit Vasili: Naftëtarët s’kanë bukë, Rama si aktor Hollivudi!

22.01.2018 12:05:19

Kreut i Grupit parlamentar të LSI-së, pasi ka ndjekur bashkëbisedimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi ‘online’ nga Tirana me naftëtarët në Fier, ka shprehur indinjatën e tij.

“Kryeministri i pashpirt flet me naftëtarët si kryetar OJQ-je nga ekrani. Naftëtarët kanë një hall shumë të madh, që është mbijetesa, thënë thjesht buka e gojës, – shkruan Vasili. – Kryeministri në dëgjesat estradë, që bën medemek për të dëgjuar popullin shkon vetë dhe luan komedinë e radhës. Kurse me minatorët, që kanë lënë djersën e gjakun në naftë kryeministri flet nga ekrani. Naftëtarët s’kanë bukë për fëmijët e tyre, ky kryeministër i veshur e i ngjeshur, me kostum e me kollarë dhe i parfumosur bën aktorin e Hollywood-it me fukarenjtë. Turp i madh dhe gjynah i rëndë”