Shqipëri/ SHBA kërcënon Metën, Berishën, Ramën, Bashën e Monikën me zbardhjen e parave të pista në bankat e huaja

14.02.2019 14:19:21

Në mënyrë të papritur përfaqësuesja e SHBA ka lëshuar kërcënimin ndaj kupolës politike se paratë e tyre të paligjshme janë nën gjurmim. Madje dhe paratë e pista të futura në parajsat fiskale, në ishujt e Paqësorit, apo në Londër e Qipro, pritet të zbardhen. Kjo tregon se “gjuetia” ndaj floririt të Metës e Berishës, parave të tyre e të kupolës politike në bankat e huaja dhe zonat off-shore është në përfundim. SHBA flet gjithnjë në fund të procesit

Nëse kërkon të zbulosh një krim, një trafik, një tjetërsim prone, një arratisje apo zhdukje personi, ndiq paratë.

Ky është një postulat i vjetër sa dhe vetë bota, dhe është rikthyer në skenë ditën e sotme, nga ana e kryesueses së trupit diplomatik të SHBA në Tiranë.

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Leyla Moses-Ones vuri theksin në vijimin e luftës antikanabis dhe në rëndësinë e vullnetit politik të palëve për të fituar në këtë drejtim.

Por në mënyrë të papritur përfaqësuesja e SHBA ka lëshuar kërcënimin ndaj kupolës politike, Meta, Berisha, Rama, Basha, Kryemadhi, ministrat dhe ish ministrat se paratë e tyre të paligjshme janë nën gjurmim.

Madje dhe paratë e pista të futura në parajsat fiskale, në ishujt e Paqësorit, apo në Londër e Qipro, pritet të zbardhen.

“Ne duhet të ndjekim paratë e pista. Duhet të dërgojmë një mesazh të qartë se Shqipëria nuk është e nuk do të jetë kurrë një mjedis që lejon veprimtari të paligjshme kriminale.

Ulja e prodhimit dhe arrestimet të pasohet me sekuestrim të pasurive të kriminelëve”, vijoi me tej e dërguara e SHBA në Tiranë.

Çka tregon se “gjuetia” ndaj floririt të Metës e Berishës, parave të tyre e të kupolës politike në bankat e huaja dhe parajsat fiskale është në përfundim. SHBA flet gjithnjë në fund të procesit