Shqipëri/ Shtëpia i doli e pabanueshme nga tërmeti, kryefamiljari: Kushtet i kam shumë ekstreme, më thonë se do e bëjnë…

26.11.2020 17:02:17

Ditën e sotme ishte në emisionin “Shqipëria Live” drejtori i shkollës shqipe në Rozhajë të Malit të Zi, Haxhi Lajçi, i cili ka marrë iniciativën të ndihmojnë një familje të prekur nga tërmeti.

Fëmijët shqiptarë, por edhe fëmijët boshnjak të Rozhajës kanë mbledhur 1415 euro, të cilat iu dorëzuan familjes së Flamur Muratit në njësinë administrative Manëz. Shtëpia e tij është shpallur e pabanuar si pasojë e dëmeve që ka marrë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.