“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”!

01.08.2019 10:11:25

Nga Sinan Kastrati

Ta q…a nanen, edhe unë dua ta kryej fakultetit, të magjistroj e të bâhem doktor shkence”! (R. Ll, vëllai i Fehmi Lladrofci dhe kunati i Xhevë Lladrofcit- Krasniqit).

Për Ramizin (Ramiz Lladrofcin) e për Ramushin (Ramush Haradinajn). Janë më të njohurit, i pari në si prijës lokaliteti (në Drenicë) se si i ka kashagit pelat në perëndim dhe i dyti, si prijës vendi, i Kosovës. Për pasuri, të dytë kanë, sa për mbet gjallë, ”si shumica” e popullsisë në Kosovë.

Ka shume vite e ndoshta si fëmi kur isha, e kisha dëgjua shpesh parullën “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”. Më vonë, kur fillova të rritem e gjeta edhe në libra që lexoja e filmat me partizanët e LNÇ në Shqipëri e më pakë, në Kosovë.

Nëpër mendje më shkuan gjithë ata burra që luftuan por as sot e gjithë ditën nuk u pajtuan, komunistët, bijtë e ish partizanëve dhe balistëve se kush luftoi e kush ishte tradhtar, kush e çliroi Shqipërinë?.

Pasi që isha rritur në një rrerth familjarë me një traditë e gati cdo natë vinin mysafirë e në mesin e tyre edhe burra trima e ish ballistë, dëgjoja histori sa ineresante po aq edhe të dhimshme se si forcat e armatosura shqiptare, në Shqipëri e në Kosovë nuk kishin mundur të bëhen bashkë të luftonin për një Shqipëri etnike.

Dhe edhe njëherë u ktheva në kohë te ata trima, që nga Midhat Frashëri, Abas Ermenji,  e shumë të tjerë në Shqipëri. Në Maqedoni, ishte (kryeballisti) Xhemë Hasa nga Gostivari e në Kosovë ishte Xhaferr Deva.

Mit’hat Frashëri besonte se tokat shqiptare nën Perandorinë Otomane u ndanë pa të padrejtë në Luftën e Parë Boterore ndërmjet Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Greqisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore Mit’hat Frasheri filloi të fliste për Shqipërinë etnike. Kur Mit’hat Frasheri formoi Ballin Kombëtar, ai bazoi idetë e tija nacionaliste të Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenin e burrave të fjalës e të pushkës.

Po kishte edhe burra e trima të tjerë, që unë i kisha dëgjua e disa edhe i njihja, jo më pakë trima që u dalluan në luftë kundër pushtuesve sllavë (komunistë) e ortodoks me petk të partizanëve. Ata ishin: Shaban Polluzha, e në rrrethinën tonë tonë ishin: Met Xhemajlia, Avdi Hamidi, Sadri Hyseni, Haxhi Fazlia, Avdullah Qorri, Jakup Tafa, Halit Sakoli… Muharrem Bajraktari, Mstafë Ibishi etj. që nuk ishin hiç më pakë trima. Këta burra, edhe gjyshi im, Imer Seferi u dalluan në luftë për mbrojtjen e Pazarit të Ri, Sangjakun.

Këto ndarje e kjo hasmëri sikur na ndjeki pas edhe në ditët e sotme.

Edhe më 1998 e 1999 në Kosovë luftonin dy ushtri (ti quaj ushtri) por njëra nga to, që njihet me një emër sa emocionalë, siq ishte UÇK-ja e udheqeur nga njerëz pa asnjë ditë shkolle, joprofesionistë, me ide e me fjalë, paralla e përshëndetje komuniste, e luftonte FARK-un që ishte me një përvojë të gjatë në luftë e me njerëz profesionistë, e jo pushtetin serb.

Dhe e keqja edhe më e madhe është se as sot nuk ka përafrim qëndrimesh.

Një miku im, historian dhe autorë i shumë librave më tha se as historianët e dy instituve të historisë në Kosovë e në Shqipëri nuk po pajtohen për Luftën e Dytë Botërore, si ta quajnë, LNÇ?

Po dal në Kosovë.

Univerzitetet private e “doktorët” e rinj

Këto vitet e fundit arsimi në Kosovë u degradua.

“Veteranet”, protestonin para rektoratit në Prishtinë se fëmijët e tyre duhet të regjistrohen pa provim pranues dhe kritere tjera.

Po kjo ishte një e keqe “e vogël”. Ish kreministri, Hashim Thaci hapi univerzitete private në të githa qytetet e mëdha e aty, dolën edhe kuadro deri në doktor shkencash.

Në Kosovë, përveç që e falsifikuan luftën e drejtë, grupi ose krahu “i luftës”, LPK-istët tash edhe Univerzitetin e Pishtinës e Univerzitetet private, i kanë privatizua dhe po marrin tituj shkencor e akademikë.

Ka disa vjet që e kisha shkruajt një shkrim për Ramiz Lladrofcin dhe kur ia dërgova për një portali,  i cili mi merrte shkrimet e mia në faqen time të fb-ukut pa më pyetur, “kryeradktori” i portalit më tha: -Vallahi Sinan nuk mundem me e publikua se ia kam hëngër bukuken e Ramizit. E Ramizi po bëhet doktor i shkencave. Po a ka më mirë se me pasur një kryetar komune doktor të shkencave?

Ramizi, atherë nuk ishte kryetar komune e as ambasador. Si duket studjonte “pa shkëputje nga puna

Në ditën që kishte pasur provim, kishte harrua dhe telefoni i cingëroj mu në kohën kur ai hante një drekë “qobanësh” në ish hotelin “Metohija” në Pejë. Dhe derisa i fshiu duart, e gojën e la pa fshi, iu përgigj Ta q…a nanen, edhe unë dua ta kryej fakultetit, të magjistroj e të bâhem doktor shkence”! (R. Ll, vëllai i Fehmi Lladrofci dhe kunati i Xhevë Lladrofcit- Krasniqit).

Dhe po vjen dita kur e gjithë Drenica duhet të gëzohet, Ramizi po doktoron.

Lajmin e gëzueshëm, e bëri vetë të ditur: Ramiz Lladrovci: Edhe dy-tre muaj do të doktoroj, shkruante ”Gazeta Express” e 5 Korrik 2019.

Eh 5 Korriku, ishte dita kur pushteti policor serb e mbylli RTP-në. Është ndër datat e liga por qe, tash

Në një emision eleviziv, Lladrovci ka treguar (detaje nga) të arriturat e tij akademike dhe ka treguar se a ishte nxënës shembullor në shkollën fillore.
“Notat i kom pas shembullore” ka thënë Lladrovci.
“Por në klasën e shtatë, në moshën e pubertetit mkishin pas ra njo dy nota”
“Ni tresh e kom pas në fizikë dhe në matematikë ni katërshe”, ka shtuar kryetari i komunës së Drenasit.
Tutje Lladrovci ka treguar se edhe sa kohë i duhet për të doktoruar.
“Tash edhe pak po doktoroj. Për njo dy tre muaj”, shkruante Gazeta Express/

Ramizin (Ramiz Lladrovcin) e mora sot dhe e gdhenda si një prototip se njihet ndër më qesharakët, bashkë me Azem Sylën, ”komandant” Remin e donjë tjetër për ”oratori”.

Me keqardhje e them por qiftat e tyre, nuk është dashur ta përfaqësojnë.

Po kjo më ndodhi edhe hiç më larg se para dy ditëve, ta dëgjoj edhe njëherë të famshmen “Shqipëria shqiptarëve … “. Pasi e kisha bërë gati një shkrim se si po “e mbrojnë”, “luftën”, kush tjetër pos ish të vetshpallurit “komandant”, “luftën e pastër” dhe në heshtje, në Hagë, ia dërgova shkrimin “mikut” tjetër, që e mbante një portal shumë të djathtë, ai më shkruajti ndryshe nga sa mendoja dhe kisha njohur unë

Mirembrema z. Sinan

Më vjen shumë keq që këtë shkrim, tash për tash, për shkak të rrezikut të madh të ndarjes së Kosovës dhe për shkak se Ramushi është i vetmi që po e mbanë frontin kundër Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Baton Haxhiut, nuk mund ta botoj. Siç e dini, ne nuk jemi mbështetës të politikës së Ramush Haradinajt, por në rastin konkret, kur Kosova ka nevojë për çdo mbështetje kundër ndarjes dhe kundër një pushteti të tretë serbosllav në vendin tonë, pra, këtë pozicion e mbështesim dhe kjo është arsyeja që nuk mund ta botoj shkrimin. Bile, në rastin konkret, pra kundër ndarjes dhe kundër një pushteti të tretë serb, edhe në gjak me kanë me Ramushin, kur ai lufton për atdheun tonë, unë ia fali edhe gjakun, vetëm e vetëm të mos e pranon politikën e Hashim Thaçit me shkije.

Ju lutem për mirëkuptim”

Emri dhe mbiemri, dv (dora vetë)

Mua s`më mbet tjetër veç ta përshëndes e ta falenderoj që paska ende “burra” që “ta hanë bukën  e (nuk) ta dh…. çanakun”.

Pasi e falenderova mikun me fjalët “s`ka gjë hiç”, ai ma ktheu “Ju lus për mirëkuptim. Shpresoj ta kuptoni se ne së pari i shërbejmë interesit kombëtar”.

Po ky miku im, hiç më larg se 5 ditë më parë më kishte dëshirua mirëseardhje me urimin “Pershendetje te perzemerta z. Sinan Kastrati

Me vjen shume mire qe po degjohemi serish. Shpresoj te jeni shendosh e mire, se bashku me familje.

Në fund nuk e kishte harrua parullën ”Shqipnia Shqiptareve (Vdekje tradhtarëve plot. Imi)”

I juaji … dora vetë

Dhe Ramizi po na bëhet dr. së shpejti e Ramushi po (nuk po) “ik” nga ndërtesa e qeverisë, si duket e ka marr vesh se më nuk mundet me u bë kryemisnistër e as Daci keyeparlamentar e as kryeakademik, miku i familjes Haradinaj.

Po delegatët e kuvendit? Ata kanë kohë edhe dytë e pastaj iu shtohet edhe një vit rroga e deputetit, pa punua.

Eh të mbrapshtat nuk kanë të ndalur në Kosovë kur karvanit me deve, i prin gomari.

Gomari edhe në fabula ulet në Ballë të oxhakut.

P. S. Kësaj radhe nuk po tregoj për krejt literaturën e përdorur.

Drenicë, zgjohu Drenicë!
NGA: SINAN KASTRATI MË: 3 DHJETOR 2016 NË ORA: 10:55

https://www.botasot.info/opinione/617048/drenice-zgjohu-drenice

Ramiz Lladrovci: Edhe dy-tre muaj do të doktoroj
Gazeta Express
5 Korrik 2019 22:40

https://www.gazetaexpress.com/ramiz-lladrovci-edhe-dy-tre-muaj-do-te-doktoroj/

”Ta Q…a nanen, edhe unë dua ta kryej fakultetit, të magjistroj e të bahem doktor shkence”! (R. Ll, vëllai dhe kunati i Fehmi e Xhevë Lladrofci- Krasniqit)

https://www.botasot.info/opinione/617048/drenice-zgjohu-drenice/

Gjyshi im, Imer Seferi

Avdi Hamiti- i pari qe ka hye në luftë kunder forcave çetnike  në Sangjak

Malmö, 1 gusht 2019