Shqipëria po kallët flakë, Kosovës po i shkon tymi !!! Ku jemi more hej ?

19.06.2019 21:05:17

Jam pa kohë dhe tmerrësisht i ngarkuar e më siklet për kaq ditë e muaj por, një gjë duhët ta thëm, ta sqaroj dhe perkujtoj se :
Këto video këtu, dhe shumë Video tjera bashkë më çfarë po shohim në ekran, nuk janë pamje të viteve 89-90-ta në Shqiperi por janë të këtyre ditëve të sotme, më sakt kjo video e parë është në Klos ku janë djegur materialet zgjedhore dhe pas situatës së tensionuar, protestues të opozitës kanë nxjerr jashtë KZAZ 17 më gjitha materialet zgjedhore, duke iu vënë flakën atyre !!!.
Unë nuk dua e as nuk mund ta di krejt sakt se kush ka të drejtë e kush jo por, kurr nuk thëm se këto sjellje janë për Shqipërinë sot.
VIDEO-I-:
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/314893649427670/
Edhe në Tropojë, fillimisht nisën përplasjet atje,më pas qytetarë kanë hequr materialet zgjedhore në KZAZ-në nr.9 duke i thyer xhamat dhe dyert e objektit dhe më pas krejt në fund, kanë zhdukur gjitha materialet zgjedhore !!! Tani ndalëm dhe pyes vehtën : A bash kështu e meritoj Shqipëria e shekullt tonë të Ri 21 i cili do duhej të jetë shekulli i mbrëvajtjeve tona si komb ?.Zoti e bëftë mirë se njerëzit normal nuk din ti japin rrugë kësaj pune !. Diplomacitë e huaja po thojn : Zoti i ruajt këta nga vetvetja se ne e askush tjetër nuk u kemi hak as hile. Po thojn kështu më arsye edhe pse ka hile ndaj popullit tonë pse jo, por amë, po deshmojm se nuk e meritojm krejt çfarë na takon.
VIDEO-II-:
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/442614879624195/
Kosova, sikur po e sheh tymin i cili po ngritët edhe këndej lartë e më lartë dhe filloj të marr masa qoftë më shkarkime të niveleve më të larta, qoftë edhe më pergaditje të zjarrëfiksëve, ( lexo të masave të sigurisë).
Mos të harrojm faktin tjetër se, shkarkimi i milionerve të krimit, nuk ndëshkon krimin, kapitali tyre tashme i verifikuar si sukses i krimit, aj në vendin e varfër si Kosova bëhet mbret pa pergjegjësi… Shkarkimet pastaj mund të dalin si qadra e krimit nese kapitali mbetet e pa prekur në një anë si dhe, nese nuk ndalët lidhja e agjentit të shkarkuar për spiunim. Presidenti Thaçi shkarkon agjentin e BIA-s serbe Branislav Nikoliq por, shtrohet pyetja, a do i dalët të ndalët detyra tij ?

Luzern 19.06.2019
Xun Çetta
info-cetta :
http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1948