SHQIPTARËT QË I BËMË VET SHKIE!

30.04.2019 15:18:44

Nga: Ahmet Asani

Kur Konstandinopoli u nda nga Roma, kur lindja filloi ta quaj veten ortodokse kurse perëndimin katolike, edhe shqiptaret u ndanë, u shkien (shkyen -ndanë) në dy pjesë! Ishin katolikët qe akuzonin ortodokset se “ju jeni shkie” ( jeni shkye – jeni nda) nga Roma e Vatikani. Derisa lindja nuk merrej vesh me perëndimin, turqit filluan pushtimet drejtë Europës. Pas betejës së Kosovës ne v.1389, turqit pushtuan Ballkanin.
Pas 64 vite pushtim në Ballkan, u pushtua edhe Konstandinopoli ne v.1453. Te paret qe u islamizuan ishin boshnjaket bogomil dhe nje numer i vogel i arbërve të Ilirikumit. Me kohen katolikët që konvertoheshin në islam, ne vend se ti thonin vetes se janë shkie ( shkye ) nga Vatikani, ata vazhdonin t’u thonin vetem shqiptarëve Ortodoks se ata ishin shkie (shkye)! Edhe shqiptaret ortodoks qe konvertoheshin ne islam, edhe keta sikur katoliket e islamizuar, i quanin vellezerit e tyre ortodoks se ata jane shkie (shkye). Kështu për 523 vite të sundimit osman, shqiptarët ortodoks u fajësuan se vetem ata ishin shkie (shkye – ndarë)! Me kohën kur një pjesë e madhe e shqiptareve katolik e ortodoks kaluan ne islam, të vetmit qe mbeten “te fajesoheshin se janë shkie”, (shkye – ndarê nga Roma e Vatikani ) mbeten gjithe ortodokset e me ta edhe shqiptaret ortodoks.
Të nënçmuar nga shqiptarët katolik dhe musliman, nēn ndikimin kishes serbe, bullgare e greke, dhe presionin e ketyre tre shteteve, shqiptaret ortodoks u asimiluan dhe nje dite vertete “u bene shkie”!