Shtetasi i Serbisë u ofroi 10 euro mito policisë, i konfiskohet pasaporta

10.02.2017 11:32:42

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi u kishte ofruar 10 euro mito për mos shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, ndërsa të arrestuarit i është konfiskuar pasaporta.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me qëllim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, u ka ofruar zyrtarëve policorë 10€ mito. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit i konfiskohet pasaporta dhe i njëjti obligohet që të paraqitet në gjykatë”, thuhet në njoftim.