Simpozium mbarëshqiptar në shkencat kompjuterike

28.12.2016 08:08:25

Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot organizon simpoziumin mbarëshqiptar në shkencat kompjuterike.

Qëllimi i këtij simpoziumi, përveç prezantimit të punimeve nga shkencat kompjuterike, është edhe bashkëpunimi mes Ministrisë së Diasporës, Universitetit të Prishtinës dhe profesorëve shqiptarë të diasporës në këtë fushë.

Pjesëmarrës do të jenë profesorë të njohur shqiptarë të diasporës nga fusha e shkencave kompjuterike, si nga Austria, Gjermania, Italia, Franca, Suedia, SHBA-ja, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.