Sipas analistëve, nuk do të ketë fitues mazhoritar në zgjedhje

09.06.2017 14:17:44

Sot është dita e fundit e fushës para zgjedhore. Partitë e koalicionet po përmbyllin fushatën e cila zyrtarisht ka zgjatur 10 ditë.

Për këto ditë sa ka zgjatur të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 qershorit për Kuvendin e Kosovës, i kanë prezantuar para qytetarëve të vendit ofertat e platformat e tyre për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare.

Sot në kuadër të programit “Analiza zgjedhore” në Radio Televizionit e Kosovës (RTK), analistët Bajrush Morina e  Ejup Gojnovci, vlerësuan se edhe pse fushata zyrtare ishte për 10 ditë, ajo nëse ka zgjatur shumë, pasi që edhe parafushata mund të konsiderohet një lloj fushate.

Analisti Bajrush Morina,  tha se sonte marrin fund të gjitha sloganet e partive politike.

“Të dielën vendoset për çdo gjë. Edhe në këto zgjedhje po shihet se partitë po shtyhen se kush ka më shumë simpatizantë në tubime se sa sqarime për programet. Edhe këto zgjedhje kanë ndryshuar shumë çka, ka pasur fjalor shuam të matur, në ditët e fundit ka pasur një mas më të madhe të kritikës, por në përgjithësi qetë. Duke se partitë politike kanë paraqitur programet e tyre, që më shuam janë në ekonomi dhe çështje sociale. E keqja e kësaj fushata nuk kanë arritur pse nga koha, ose për tjetër arsyeje të shpjegojnë si do të realizojnë këto premtime”, tha ai.

Tutje sipas Morinës edhe mos organizmi i debatit në mes të kandidatëve për kryeministër është një mangësi në këto zgjedhje.

“Unë nuk pres se do të ketë fitues. Çelësi për mua është Vetëvendosje. Mbështetja vetëm tek votat e minoriteteve nuk mendojë se përbënë vullnetin politik të popullit të Kosovës. Duhet të ketë parasysh se nëse ata që fitojnë zgjedhjet, dhe që tentojnë krijimin e qeverisë vetëm me minoritetet, nuk do ta kenë qasjen”, tha Morina. Ai tha se lufta do të fillojë me 12 qershor.

Ai vlerësoi se nuk duhet të ketë koalicion në mes të dy partive të mëdha. “Koalicioni PDK-LDK, është i vdekur. Ka pasur edhe të kaluarën deputet nga jeto parti që nuk e kanë përkrahur”, tha Morina.

Kurse analisti Ejup Gojnovci tha se ka qenë fushata më e gjatë që ka pasur ndonjë herë Kosova.

“Ka qenë një parafushatë, për disa muaj. Nëse në janar ose shkurt është ditur data e zgjedhjeve. Ka pasur një kulturë debati, mungesë ka qenë ballafaqimi i kandidatëve për kryeministër”, tha ai.

Sipas tij mungesa e shtjellimit të programet ka qenë tentativë për ti fshehur “gënjeshtrat e vogla”.

“Në këtë fushatë ka pasur shtjellim të heshtjeve sociale. Arsimi nuk ka qenë shumë temë e debatit, po ashtu edhe tema tjera, si imazhi i vendit, promovimi, mungesa e ambasadorëve në disa shtete”, tha ai.

Gojnovci pret që nuk do të ketë fitues të shumicës. “Unë nuk pres se do të ketë vija të kuqe. Mund të ketë edhe prishje edhe të koalicioneve. Cilido bllok që do të fitojë zgjedhjet do të shikojë për të peshkuar ndonjë deputet. Nuk do të dëshiroja që qeveria e ardhme të varet nga minoritetet. Është gabim nëse mendohet të krijohet qeveria vet”, tha ai.

Sipas tij më mirë do të ishte të ketë koalicion të madh, se sa qeveria të varet nga 2 apo 3 vota të minoriteteve.