Skandalet, Korrupsioni dhe Krimet në Këshillin e Bashkësisë Islame në Skenderaj (1)

20.06.2018 02:31:59

Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë janë intensifikuar thuajse në çdo institucion publik dhe shtetëror. Nuk njohin përkatësi politike, të profesionit, të pozitës, të moshës, të gjinisë, e as të religjionit. Në fakt, këto dukuri të jashtëligjshme janë bërë një lloj religjioni në vete. Pavarësisht ngjyrimeve që u jepen shpesh herë, mund të thuhet se janë bërë religjioni më i konsoliduar që e ka ngulfatur funksionimin normal dhe përparimin e thuajse çdo pore të jetës, sidomos të vetë religjioneve të caktuara.

Nga: Gazmend Hoti dhe Isa Mulaj

Meqenëse jemi te religjioni, ky raport hulumtues u sjellë praktikën korruptive në Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Skënderaj. Besojmë se ky raport ka rëndësi të veçantë në denoncimin e një dukurie të tillë negative, të jashtëligjshme dhe të palejuar në një institucion, i cili nga të gjitha llojet e institucioneve tjera, në parim thirret si subjekt që promovon më së shumti praktika morale, nga të cilat do të duhej të mësonin edhe institucionet tjera të Kosovës. Raporti po ashtu ka rëndësi për shkak se, në vend të paragjykimeve, etiketimeve, dhe fyerjeve që i bëhën religjioeneve të caktuara, sidomos atij Islam në Kosovë, merret me denoncim konkret të korrupsionit në institucionet e organizimit fetar, pa paragjykime, sepse besimi fetar si tërësi i ka rregullat e veta morale. Devijimet e ndryshme që ndodhin në emër të tij, siç është korrupsioni, janë vepra të njerëzve. Dhe pikërisht ky është edhe qëllimi kryesor i këtij raporti – të ndahet veprat e ndaluara me religjion të njerëzve të caktuar në kuadër të institucioneve fetare.

Kryetari i KBI në Skenderaj me paratë e punëtorëve hapë çerdhe personale për fëmijë

Edhe pse Kryesia e Bashkësisë Islame në Prishtinë dy herë radhazi ka udhëzuar Këshillat e veta në terren përmes qarkoreve që të hollat e mbledhura nga punëtorët dhe kontributet e tyre të cilat nuk janë paguar në Trustin e Pensioneve të Kosovës, të iu kthehen punëtorëve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Skenderaj.

Me këto mjete, Kryetari i këtij këshilli ka hapur çerdhe në Mitrovicë në vitin 2009 dhe më pas ka falimentuar. Punëtorët e KBI-së kanë mbetur pa i marrur paratë e tyre, dhe jo vetëm kaq. Nuk ka pasur as transparencë për paratë e punëtorëve, të cilët disa herë kanë kërkuar që të raportohet se sa është borgji i KBI-së ndaj punëtorëve, dhe nuk u është treguar. “Pas shumë vështirësive, me procedura byrokratike dhe pas kërkesave të shumta me shkrim dhe me gojë, kemi arritur ta sigurojmë një dokument që pasqyron gjendjen e borgjit, i cili arrinë  2060.11€ për një punëtor në përiudhën 2006-2016, thotë një ish punëtor i këtij institucioni.

Fotpgrafia 1: Faksimili i KBI – Skënderaj që vërteton se kryetari Nexhmi Maksuti ka investuar shumën për Trustin Pensional prej 5458.90€ në hapjen e çerdhes së tij për fëmijë në Mitrovicë

 

Fotografia 2: Dëshmia e KBI-Skënderaj për shumën mjeteve për fondin e  Trustit prej 2060.11€ për punonjësin Gazmend Hoti

 

Ky është vetëm një shembull i parregullsisë dhe shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga KBI në Skënderaj, që do të thotë se, mjetet për pagesën e kontributeve në fondin e Trustit Pensional nga punëdhënësi dhe punëmarrësi në llogarinë e punëtorit, nuk dorëzohen në fond por investohen nga kryetari i KBI-Skënderaj në një çerdhe fëmijësh në Mitrovicë, e cila më vonë falimenton. Kështu ndodhë me KBI në Skënderaj, i cili jo vetëm që duket se funksionon si i pavarur nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), por edhe nga ligjet dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ndonëse është rast skandaloz i korrupsionit, nuk është i vetmi. Është vetëm njëri për të cilin u sollëm dëshmi. Të tjerat janë edhe më skandaloze, dhe ato po ua rendisim si vijon:

  1. Nexhmi Maksuti (shiko në Fotografinë 1 këtë emër te “Arka e Përkohshme”) ka qenë i inkuadruar në FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), pastaj ka ardhur pa bërë zë dhe është infliltruar në UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Pas përfundimit të luftës, në zgjedhje e para për Kryetarin e Këshillit të Bashkësië Islame në Skenderaj nuk i ka marrë as 5 vota sepse atë nuk e njihte kerkush. Zgjedhjet i ka fituar Hoxha Jetulla Xani, por nga frika e ka lëshuar pozitën, pas përdorimit të parullës së famshme të asaj kohe “E nxane UÇK!” e të ngjashme. Edhe pse humbës edhe në zgjedhjet e fundit, kur ato i kishte fituar Hoxha Bedri Syla, si për çudi, BIK përsëri e bënë kryetar Nexhmi Maksutin sepse vetë ai ishte edhe anëtar i Kryesisë, që do të thotë se ka vendosur për veten e tij, edhe pse 50% e votusve nga radhët e imamëve dhe këshillat e xhamive nuk e kanë votuar. Si shpëblim për këtë, Hoxha Jetullah Xani përfitoi tri vende të punës njëkohësisht: 1) Imam i xhamisë në Skenderaj; 2) Sekretar; dhe 3) Arkëtar i KBI deri në vitin 2006, ku sipas fjalëve të punëtorëve, paga i nxirret dhe i jepet koridoreve, ose siç ka ndodhur, edhe në WC i ka pranuar paratë. Pasi është bërë bilanci ku KBI shkonte drejt falimentimit dhe humbjet arrinin rreth 20 mijë euro sipas komisionit te atëhershëm, Jetullah Xanin e shporrin prej dy pozitave dhe mbetet vetëm Imam i Xhamisë, por dokumentacioni zhduket në tërësi.
  2. Në përiudhën 2000-2006, nuk ekziston asnjë dokument i arkës i cili do të dëshmonte të hyrat dhe të dalat për përiudhën në fjalë, gjë që dëshmon se keqpërdorimi dhe keq menagjimi është evident përderisa nuk pasqyrohet as edhe një e dhënë.
  3. Në vitin 2009 pas dhënjes se dorheqjes së arkëtarit të atëhershëm, për tre muaj Nexhmi Maksuti ka mbajtur tri vende të punës, dhe për secilin ka marrë paga të veçanta: si Kryetar, si Arkëtar, dhe si Mualim (mësues) në KBI (edhe pse kjo detyrë e obligonte të mesonte nxenësit në xhami, ai asnjëherë të vetme nuk ka mesuar asnjë nxënës, por pagën e ka marrë deri ne viti 2013, kur ka kaluar si Imam në fshatin e tij në Lubovec).
  4. Një makinë e tipit Audi e cila ishte dhuratë nga një shoqatë arabe, ka vite qe është marrë nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame dhe nuk është kthyer më kurrë. Kjo vetëm sa e shton papërgjegjësinë e funksionimit të KBI-së në Skëndëraj përmes kryetarit të tij dhe keqpërorimin e mjeteve për qëllime të organizatës publike (KBI) për interesa të jashtëligjshme private.
  5. Shfrytëzimi i KBI-së për nepotizëm. Një punëtor i KBI-së me inicialet B.A, u largua nga puna për t’u zëvendësuar nga kunati i Kryetarit të KBI-së.
  6. Edhe pse një nga kushtet e përcaktuara nga Kryesia e BIK-ut për punësim është që diplomat e atyre që vijnë nga vendet arabe duhet të nostrifikohen, një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë Këshill (KBI-Skënderaj) duke pasur parasysh që Kryetari i këtij Këshilli që nga viti 2000 e merr pagën si “me fakultet”, por në fakt nuk e ka dëshmuar asnjëherë me diplomë të nostrifikuar nga Kryesia, pra nuk ka fare diplomë, që i bjen së me mijëra euro e ka dëmtuar buxhetin e këtij Këshilli.
  7. Xhamia e Syriganës tash e pesë vjet qendron e mbyllur. Drejtoresha nga Mitrovica i shkrun e-mail për shkak pune, ky soj i Kyetari i kthen e-mail dashurije. Këtë e kanë kuptuar xhemati para ca kohësh kur kanë shkuar të bisedojnë për çështjen e xhamisë pasi ajo ishte e publikuar në media. Për këtë janë gjendje të dëshmojnë dy pjesëtarë të xhematit, të cilët për momentin duan të identifikohen me inicialet Rr.K. dhe N.K.
  8. Punëtorët mbahen nën presion të vazhdueshëm dhe shantazh. Nëse dikush ankohet për ndonjë gjë, mund ta pësoi fatin e keq sikur punëtori G.H., i cili pasi është ankuar për sulm fizik nga një puntor tjetër aty, është marrë në pytje nga një komison i emëruar nga Kryetari Nexhmi Maksuti për më shum se dy orë. Nga ky komison ska folur askush pos Kryetarit i cili edhe pse jashtëligjshëm e ka formuar atë, pastaj e ka dhunar duke mos lënë askënd të flasë. Flitet gjithandej si të ishte njeri i kohës  së UDB-së kur shqiptarët merreshin ashtu në pytje. Për atë “seancë” ka inçizim me zë, dhe rezultati ishte: pse ti u ankove; tash do të shkosh në komision disiplinor në Kryesi të BIK-ut).

Në përfundim të këtij raporti duam të theksojmë se skandalet e ngjyrave të ndryshme, duke filluar nga grabitja e drejtpërdrejtë e mjeteve financiare, ndihmave, plaçkitja e punëtorëve, jo profesionalizimi, nepotizmi, mashtrimet në sferën e arsimit, transparenca e pamjaftueshme dhe mungesa e theksuar e dokumentacionit për të hyrat, shpenzimet dhe destinimet e tyre, e fare në fund edhe mungesa elementare e kulturës qytetare të Kryetarit në komunikim zyrtar rreth projekteve siç është riparimi i xhamisë në fshatin Syriganë ku në vend të detyrës zyrtare në projekt hyn “laknave” për t’ia shprehur dashurinë drejtoreshës në Mitrovicë, e karakterizojnë KBI në Skënderaj. Ne i bëjmë thirrje BIK që të merret urgjentisht më këto skandale të shumta dhe të ndëshkoj keqbërësit, dhe për të njëjtit t’i dërgojnë dosjet e tyre në prokurori për hetime të mëtejme. Nëse BIK i neglizhon këto raste, atëherë do t’i dërgojmë ne (autorët e këtij raporti) rastet e tyre në prokurori, sepse nuk jemi në dijeni se në çfarë ligjesh natyrore, shtetërore, njerëzore apo religjioze bazohen këto skandale dhe marrëzira. Më e çuditshmja ndër të gjitha është se këto veprimtari kriminale bëhen në emër të fesë islame, dhe për këso raste, një hadith i Profetit Muhamed, thotë: “Kush na mashtron, nuk është prej nesh.” Prandaj, fare në fund,  është e qartë se njerëzit e tillë nuk janë as prej nesh, e as prej jush; janë maskarenjë, hajdutë, të pafytyrë, dhe të degjeneruar të cilët në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar identifikimin e tyre me islam apo ndonjë religjion tjetër. /fokusi.org/