Skandaloze: Ramush Haradinaj nuk po e rikthen kolonel Ahmet Krasniqin si ministër i Mbrojtjes, as si komandant, si hero, por si bashkëluftëtar i babit të Leonora Jakupit

19.09.2018 21:36:25

Nga Rexhep Kastrati

Në një postim në profilin e saj në instagram, Leonora Jakupi ka njoftuar familjarët, miqtë dhe dashamirët për rikthimin e eshtrave të babait të saj, Qazim Jakupi, më 21 shtator, bashkë me, siç thotë ajo, mikun dhe bashkëluftëtarin e babait të saj, kolonel Ahmet Krasniqi.

Me këtë, Leonora Jakupi ka sqaruar de facto se përse kolonel Ahmet Krasniqi nuk do të rivarroset afër presidentit Rugova, pasi që ai nuk po rikthehet në Kosovë as si komandant, as si ministër i Mbrotjes, por po rikthehet si një nga luftëtarët, apo bashkëluftëtarët!

Edhe në Ftesën që ka lëshuar Zyra e Ramush Haradinajt, kolonel Ahmet Krasniqi, nuk përmendet si ministër i Mbrojtjes, as si komandant, por njësoj si babai i Leonora Jakupit, vetëm si dëshmor i kombit, prandaj, edhe nuk mund të rivarroset afër presidentit Rugova, por te dëshmorët e kombit, si gjithë të tjerët.

Në këtë mënyrë, i është hequr çdo mister devalvimit të madh, por edhe atentatit të radhës bërë jo vetëm ndaj ministrit të Mbrojtes, kolonel Ahmet Krasniqi, por në përgjithësi ndaj organizimit politiko-institucional në krye me presidentin Rugova, pra edhe organizimit politiko-institucional të strukurave civile dhe ushtarake të mbrojtjes, përkatësisht të luftës për çlirimin e Kosovës.

20 vjet pas atentatit fizik që la të vdekur ministrin e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, tashmë bashkë me rivarrosjen e eshtrave të tij, de facto, po vritet edhe organizimi institucional i Mbrojtes dhe i FARK-ut. Kësaj radhe me dorën e komandantëve të FARK-ut, të cilët, për arsye të tyre personale, kujtojnë se mund të varrosin historinë dhe gjithë atë angazhim institucional të bërë nga vetë kolonel Ahmet Krasniqi, por edhe nga të tjerë.

 

 

Fotografia e Rexhep Kastrati