Soros 3 ditë mbledhje me dyer të mbyllura në Uashington, liberalët e pasur plan për të sulmuar Donald Trump

15.11.2016 12:59:36

George Soros dhe liberalë të tjerë të pasur, të cilët shpenzuan dhjetëra miliona dollarë në përpjekje për të zgjedhur Hillary Clinton presidente të Amerikës, janë mbledhur në Uashington në një takim 3 ditor me dyer të mbyllura, për të luftuar sërish kundër Donald Trump.

Konferenca e cila ka nisur mbrëmjen e së dielës në hotelin luksoz të Uashingtonit, “Mandarin Oriental”, është sponsorizuar nga klubi i donatorëve të Aleancës Demokratike dhe do të përfshijë paraqitjet e drejtuesve të sindikatave më të mëdha kryesore dhe grupeve liberale.

Po ashtu, sipas axhendës së siguruar nga “Politico”, në të marrin pjesë edhe lideri i “ Shtëpisë Demokratike”, Nancy Pelosi, senatori Elizabeth Ëarren dhe bashkë-kryetari i Grupit të Kongresit Progresiv, Keith Ellison.

Takimi në fjalë është mbledhja e parë e madhe pas fitores tronditëse të Donald Trump ndaj Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar.

Fokusi i liberalëve të majtë thuhet se është pengimi i planeve të presidentit të sapozgjedhur në 100 ditëshin e parë, program të cilin ata e kanë konsideruar një sulm të tmerrshëm në arritjet e presidentit Obama.

Ndërkohë takimi vjen në një kohë kur shumë liberalë po rivlerësojnë qëndrimin e tyre ndaj politikës dhe rolin e Aleancës Demokratike ose DA, siç njihet klubi në qarqet demokratike financiare.

DA dhe donatorët e saj ,gjatë dekadës së fundit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e institucioneve të majta, duke orientuar disa prej organizatave të saj rreth Clinton.