Spartak Ngjela: Presidenti thotë budallallëqe, do të arrestohet në flagrancë

20.02.2020 21:42:05

Avokati Spartak Ngjela mendon se presidenti Ilir Meta po bën gabim që i bën thirrje popullit që të dalë më 2 mars në shesh dhe të reagojë ndaj shumicës, që po kryen një grusht shteti.

“Këto që thotë presidenti janë budallallëqe. Ai arrestohet në flagrancë. Nuk e lejon neni 135 i Kushtetutës, i cili nuk e pranon dhe nuk e konsideron krim. Kodi Penal, neni 221 e konsideron krim prishjen e sistemit kushtetues.

Unë kam parë njerëz që kanë bërë grusht shteti dhe janë bërë president. Por presidentë që bëjnë grusht shteti nuk kam parë. Janë nonsens të një niveli të ulët intelektual.

Duhet të dijë që në bazë të nenit 135 të Kushtetutës, krimin e presidentit  nuk e heton më Gjykata Kushtetuese, por SPAK.”, tha ai në emisionin “Open”.