Spasovski: Qytetarët t’i paraqesin në polici trysnitë gjatë fushatës zgjedhore (Video)

16.11.2016 16:46:33

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski ka deklaruar se asnjë shërbyes i policisë nuk duhet që të merr pjesë në çfarëdo fushate zgjedhore të partive politike.

Ai tha se strukturrat policore, nga kryeshefi e më poshtë, duhet të jenë seriozisht të vëmendshëm për keqpërdorimet e administratës publike, apo të drejtëorëve të njësive rajonale.

Nëse hasen raste të këtilla, Spasovski kërkon procesimin e tyre. Au u bëri thirrje edhe qytetarëve që të lajmërojnë policinë për çfarëdolloj trysnie, nga kushdoqoftë, gjatë fushatës zgjedhore.

Spasovski theksoi se vetëm me punë profesionale mund të sigurohet një proces zgjedhor korrekt dhe i besueshëm.