Suedia mposht Korenë e Jugut me 11-metërsh, falë VAR-it

18.06.2018 16:38:53

Suedia ka mposhtur 1-0 Korenë e Jugut duke marrë tre pikët e para në Botëror. Ishte një ndeshje fortë me shumë duele, sidomos në mesin e fushës, por me pak raste shënimi teksa skuadrat mbronin mirë në prapavijë duke mos lejuar kundërshtarin të shfaqej lirshëm në sulm.

Mbrojtja suedeze njihet tashmë ishte e pathyeshme, por edhe koreanët ishin tepër solidë dhe ishte vetëm me anë të një penalltie që u zhbllokua rezultati i ndeshjes. Ishin momentet ato që përcaktuan ndeshjen. Kishte momente ku Suedia luante mirë dhe sulmonte, dhe në disa momente të tjera ishte Koreja që insistonte në kërkim të golit.

Gjithsesi, europianët e kanë merituar fitoren duke parë edhe mundësitë për gol të krijuara. Goli erdhi në minutën e 65’ nga pika e bardhë e penalltisë nga këmba e djathtë e Granqvist, falë edhe ndihmës së VAR-it (një ndërhyrje e Kim ndaj Klaeson).

Pas golit koreanët u munduan të bënin diçka por pa sukses, Suedia merr tre pikë jetësore.