Sulmi me thikë në Skoci ka lënë të plagosur gjashtë persona, përfshirë një oficer

26.06.2020 19:31:00

Një sulm me thikë në një hotel në qendër të qytetit të Glasgow, ka lënë një numër njerëzish të plagosur.

Sipas mediave të huaja, tre të vdekur u raportuan nga sulmi në Skoci, përfshirë një i dyshuar që u qëllua nga policia.

Glasgow streets have been sealed off

Bëhet e ditur se gjashtë persona janë duke u trajtuar në spital, përfshirë edhe një oficer 24 vjeçar që mori plagë nga sulmi me thikë. Gjendja e oficerit të plagosur raportohet të jetë stabile.

Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, e përshkoi incidentin të “tmerrshëm”, mirëpo, sulmi sipas saj nuk ka të bëjë me terrorizmin.

Emergency services outside Park Inn hotel