Sulmohet gazetari Taulant Osmani, reagon AGK

11.11.2017 17:57:53

Taulant Osmani, është kërcënuar e fyer nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare “Ushtarët e Ramë”.

 

Zhvendosja e kësaj shtatoreje dhe vendosja në vendin e saj e shtatores së luftëtarit për pavarësi nga Perandoria Osmane, Idriz Seferi, ka shkaktuar polemika në Gjilan dhe ka ndarë në dy grupe banorët e këtij qyteti.

Osmani ishte duke e incizuar një debat mes personave që po protestonin kundër zhvendosjes dhe atyre që ishin pro saj, kur njëri nga të përfshirët në debat e kërcënoi pse po incizonte, ndërsa dy të tjerë tentuan ta sulmonin dhe t’ia merrnin telefonin.

Osmani tregoi se sikur të mos ndërhynin qytetarët tjerë të pranishëm, nuk e di se çfarë do t’i ndodhte.

Ai, kërcënimin dhe tentim-sulmin ndaj tij sot e ka paraqitur edhe në polici.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin.

“AGK kërkon nga institucionet relevante që hetojnë sa më shpjet këtë rast”, thuhet në një reagim të tyrin.