Sylejman Selimi ambasador nga burgu (Foto)

08.09.2016 14:25:14

Ramiz Lladrovci ka disa muaj që është bërë edhe zyrtarisht ambasador i Kosovës në Tiranë, mirëpo ai këtë detyrë nuk është duke e ushtruar, nëse shihet web faqja e kësaj ambasade.

Aty ende si ambasador i Kosovës figuron, Syleman Selmi, i cili tashmë veç është duke e vuajtur dënimin në burg.

Ish- pjesëtarit të grupit të  Drenicës i dënuar me 16 vite burgim për krime lufte, ende i qëndron emri mbi ata të Lladrovcit, derisa ky figuron vetëm si i ngarkuar me punë.

Ramiz Lladrovci  zyrtarisht më 15 qershor është dekretuar ambasador i Kosovës në Shqipëri.