Takimi i parë mes Kurtit, Mustafës dhe Vjosa Osmanit do mbahet sot në Hotel Sirius

10.10.2019 12:31:55

Për pak kohë konkretisht rreth orës 12.00 pritet të realizohet takimi ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, liderit të LDK-së Isa Mustafa  dhe kandidatës për kryeministre nga ky subjekt  Vjosa Osmani.

Temë diskutimi është modalitetet e formimit të qeverisjes së re ndërmjet këtyre dy subjekteve në Hotel Sirius.

‘Do të ndodh takimi  dhe nuk mund të flasim për orën dhe vendin, por kjo dot të ndodh për pak kohë’, tha anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi.

Ai konfirmoi  se do temë diskutimi në këtë takim do të jenë modalitetet e bashkëpunimit të qeverisjes së LVV-së e LDK-së.

Rrexhep Selimi, nuk ka dhënë informacione tjera  rreth këtij takimi.