Takimi i Thaqit me Presidentin Tramp, manipulim i opinionit

25.09.2018 23:33:34
Fadil Kajtazi

 

Është në traditën e presidentëve amerikan që gjatë sesioneve të OKB në nivel presidentëve ose kryeministrave, që si nikoqir i OKB-se që është SHBA, pasi qe selia e OKB është në toke amerikane t’i takojnë pjesëmarrësit për kurtuazi i cili takim është vetëm me dhënien e dorës dhe të bërjes së një fotoje, që zakonisht zgjatë disa sekonda dhe, Thaci nëse ka kohe për të thëne diçka është një “Thank you” në anglishten e tij te thyer. Asgjë me shume! Protokolli i Shtëpisë së Bardhë këtë ceremoni quan “foto-op”. Në këtë takim nuk shkojnë presidentët apo kryeministrat e shteteve të fuqishme, por ata personalitete që në vendet e tyre kanë nevojë për popullaritet dhe një pjesë e tyre për ta manipuluar opinionin. Dhe nëse nga ky takim sekondash Thaqi neve na kthehet me “miratimin nga Tramp për ndarjen e Kosovës” është mashtrim i popullit të Kosovës. Një president mashtrues nuk i duhet vendit!