Talenti Odegaard huazohet te Heerenveen deri në fund të sezonit

09.01.2017 22:50:24

Është përfolur shumë për një kalim në formë huazimi të Odegaard gjatë janarit. Që prej krishtlindjeve është folur shumicën e rasteve për një huazim deri në fund të sezonit te holandezët e Heerenveen. Tani ky transferim është bërë realitet. Sipas TV2, që citon gazetarin spanjoll Jose Luis Sanchez, beson se është i sigurt huazimi dhe lojtari do prezantohet te klubi i ri të martën në orën 11:30. Spanjolli shprehet se marrëveshja është arrirë për vetëm gjashtë muaj huazim.

“Nuk do të komentoj tani,” shprehet menaxheri i lojtarit Tore Pedersen. TV2 gjithashtu ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me gazetarin holandez Leeuwarder Courant i cili sipas burimeve të tij thotë se huazimi i talentit norvegjez është i menjëhershëm. Odegaard nuk ishte në listën e të grumbulluarve të ekipit të dytë të Real Madrid kur këta fituan 2:1 kundër Real Sociedad të shtunën e kaluar. Ai nuk ishte as pjesë e ekipit të parë kur ata u ndeshën me Granada të njëjtën ditë.