Trump investon 5 miliardë dollarë për marinën si kundërpërgjigje ndaj Rusisë

09.01.2017 22:48:59

Trump ka deklaruar se dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë, por njëkohësisht po ndërmerr masat për çdo gjë.

Ai po mendon të investojë 5 miliardë dollarë për të rritur numrin e anijeve luftarake për t’u përballur me kërcënimin që vjen nga Rusia dhe Kina.

Trump ka vënë si qëllim që të çojë në 355 numrin e anijeve luftarake dhe kostoja pritet të jetë mes 5 dhe 5,5 miliardë dollarë.

Aktualisht marina amerikane ka 274 anije luftarake në gjendje pune.