Të enjten, manifestimi “Gratë për Gjergjin”

04.07.2018 20:09:46

Dy shkrimtare të njohura, Dije Demiri Frangu dhe Ilire Zajmi janë bërë bashkë për të organizuar një manifestim kulturor “Gratë për Gjergjin”, në kuadër të vitit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Ky manifestim do të mbahet të enjten, më 5 qershor, në orën 11.00, në Bibliotekën Universitare “Pjetër Bogdani”, dhe mbahet nën patronatin e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë së Kosovës.

Ky është Njoftimi për këtë manifestim:

Shkrimtaret e njohura kosovare do të bëhen bashkë të enjten më 5 qershor në manifestimin unik artistik e letrar “Gratë për Gjergjin” ku do të lexojnë poezitë e tyre. Ky manifestim organizohet në kuadër të shënimit të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën patronatin e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë së Kosovës . “Gratë për Gjergjin” organizohet nga shkrimtaret: Dije Demiri Frangu dhe Ilire Zajmi dhe mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, duke filluar nga ora 11:00.