Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të kalueshme

07.01.2017 12:52:07

Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të kalueshme dhe sasia e borës së rënë është larguar krejtësisht nga to.

Kështu ka deklaruar për Klan Kosovën, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Gent Begolli.

Begolli ka thënë se gjendja është stabile, dhe se të gjitha rrugët kryesore janë të pastruara e të kalueshme, ashtu si edhe ato dytësore.

Ai ka shtuar është duke u punuar në pastrimin e trotuareve dhe në disa pjesë të disa fshatrave të Prishtinës.

Begolli ka pohuar se situata ëhstë nën kontroll dhe se nuk ka ankesa të qytetarëve por që sipas tij, Komuna e Prishtinës ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe në rast të ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, do të merr masa të shtuara.