Të gjithë dhëndurët, nipashit e tezakët e Beligradit ftohen në partinë e re!!!!

25.09.2016 20:33:16

Nga Ajet Avdyli

Në kohën e udhëheqjes së Josip Broz Titos, kërkoheshin ” Poštene opredelene Albance za Jugosllaviju”, ku kishte të tillë që për publikun e sotëm janë të njoftun; Sinan Hasani, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani e shumë të tjerë, që tani nuk do të u’a përmend emrin.

Në kohën e qeverisjes së krye-kriminelit Sllobodan Molosheviq, gjithashtu Millosheviqi kërkonte ” Poštene opredelene Albanaca”, Shqipëtar të përcaktuar për Sërbinë, për bashkim – vllazërim me kriminelët e Sërbisë. Fatkeqsisht edhe në këtë periudhë u gjeten Shqiptar lojal pro Sërbisë e kunder interesave tona kombëtare, po i përmend disa pre tyre: Ali Shukrija, Husamedin Azemi, Kurtesh Salihaj, Sejdo Bajramoviqi e disa të tjerë.

Sotë 17 vite pas lirisë e 8 vite pas pamvarësisë së Kosovës, po kërnohen; dhandur, A. K, nipash e tezak, I.D,  popratimë e kumbarë si Sh. A, nipashi i Husamedin Azemit.

Tani pritet që në skenën politike të kemi një parti të re, ku sigurisht do të kërkohen që kësajë partie të i bashkangjiten, ” të gjithë poštene opredelene Albanci”, të gjithë dhandurët e Beligradit, të gjithë nipat e tezakët, por edhe të gjithë ata që në një kohë më të hershme, apo tani kishin apo kan kryjue miqësi e kumari me ta. Në të kaluarën mundesia për të qenë në poste, dhe për të patur privilegje në kohën e Millosheviqit, kërkohej që të paktën të kishe lidhje kumarie, me Sërbët. Andaj, proleter të gjithë nga jeni, vraponi të gjithë ju që i plotësoni këto kushte, e keni mundesinë, të jeni udhëheqës (rukovodillaca), në partinë e cila pritet të formohet pas pak ditësh , me në krye Ilir Dedën.